Kur kanë mbetur edhe pesë javë nga përfundimi i kampionatit të rregullt, Vllaznia është skuadra e parë që siguron matematikisht pjesëmarrjen në “Final Four” të kampionatit “Abissnet Superiore”.

Skuadra shkodrane kryeson renditjen me 59 pikë, duke krijuar një diferencë prej 15 pikësh nga Dinamo City dhe Partizani, ndërsa ka edhe golaverazh më të mirë në ndeshjet direkte ndaj tyre.

Pas Vllaznisë në renditje vijnë Egnatia me 54 pikë dhe AF Elbasani me 53 pikë, ndërsa Dinamo City dhe Partizani ndjekin me nga 44 pikë.

AF Elbasani dhe Partizani kanë një ndeshje më pak dhe do të përballen mes tyre sot në orën 19:00.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: