Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj tha se është shumë rëndësishme që kërkesat e qytetarëve të adresohen.

Gjatë intervistës në emisionin “Studio24”, në News24 Lapaj nënvizoi se raporti me opozitën do të varët nga mënyra se si do të pozicionohet me Kodin Zgjedhor.

“PD duhet të dijë që në Shqipëri sot ka një realitet tjetër politik. Vendi ka nevojë dhe orientimi është për ndryshime thelbësore. PD në këtë fazë duhet të na tregojë ne sinqeritet duke reflektuar në lidhje me Kodin Zgjedhor dhe të adresojë çështje me rëndësi, dhe kërkesa të një pjesë të konsiderueshme të popullsisë që kërkon që vendi të demokratizohet. Raporti ynë me opozitën do varet nga mënyra se si do pozicionohet në raport me Kodin Zgjedhor. Opozita e të gjithë spektrit duhet të adresojë nevojat e qytetarëve për përballje reale me pushtetin”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb