Banorët e pallatit të prekur nga zjarri masiv ditën e djeshme kanë shprehur sot për mikrofonin e News24 tronditjen e pësuar nga ngjarja.
Një zonjë ka treguar se ka humbur komunikimin me një mikeshë të sajën, e cila jetonte në pallatin e përfshirë dje nga flakët.
Sipas saj telefoni është i fikur dhe se komunikimi i fundit ka ndodhur që pasditen e djeshme, pikërisht kur edhe pallati u përfshi nga flakët.
Ajo tregoi se dyshon se mikesha mund të jetë larguar nga shtëpia, ndërsa zbuloi se ajo jetonte e vetme.
