Gazetari Almer Toska, ka komentuar atë se çka prodhoi Samiti i IV e Diasporës, duke u ndalur veçanërisht te një reagim i juristes Eva Baçi, emigrante prej vitesh në Itali. Kjo e fundit lëshoi kritika ndaj qeverisë, reagime që bën xhiron e rrjetit. Toska u shpreh në programin e drekës në News24 me Ola Brukon se, sipas tij, samitet e diasporës janë përdorur prej vitesh më shumë si “fasadë politike” sesa si mekanizëm real për përfshirjen e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit në vendimmarrje dhe zhvillim ekonomik.
Ai veçoi reagimin e juristes gjatë aktivitetit, duke thënë se ai moment tërhoqi vëmendje publike pasi, sipas tij, ajo i drejtoi pyetje dhe kritika të drejtpërdrejta përfaqësuesve të qeverisë.
Në analizën e tij, gazetari kritikoi gjithashtu përbërjen e administratës dhe qeverisë, duke pretenduar mungesë të figurave të shkolluara jashtë vendit dhe të profesionistëve të diasporës në poste drejtuese. Sipas Toskës, Shqipëria ka nevojë më të madhe për përfshirjen e diasporës në jetën publike dhe ekonomike, duke e konsideruar atë si një potencial të pashfrytëzuar për zhvillimin e vendit.
“U bë disa vite radhë që Rama bën takime me diasporën. I përdor ata për fasadë. Nuk i përdor për të qeverisur. Këtë gjë e bën dhe PD dhe e ka bërë. Ajo që ishte kryefjala dhe bëri xhiron e medias ishte reagimi i juristes Eva Baçi. Ajo ia tha në sy Ballës dhe të tjerëve. Pse Eva u bë e rëndësishme? Sepse Rama nuk do njerëz të shkolluar, të aftë, do njerëz si Zegjineja, që prodhojnë vota dhe nuk prodhojnë atë që duan shqiptarët, zhvillim ekonomik. Njerëzit e zgjuar Shqipëria si ka pasur në qeverisje. Njerëzit e rëndësishëm i kanë shërbyer Shqipërisë nga jashtë atdheut. Kur u kthyen në Shqipëri, vëllezërit Frashëri psh, dhe të tjerë, u vranë mes tyre. Ne se kemi dashur Fan Nolin, Faik Konicën, që janë emrat më të rëndësishëm. Sot Shqipëria ka nevojë për diasporën, që duhet të jetë palca dhe zemra e shoqërisë shqiptare. Unë nuk kam parë njerëz të shkolluar jashtë në kabinetin e Ramës. Ai hoqi Belinda Ballukun dhe vuri ushtarët e saj në krye. Nuk mund të flasim me emra të përveçëm. Ke dëgjuar një njeri të rëndësishëm, emigrant shqiptar të vijë të hapë këtu biznesin? Jo se duam oligarkun e korruptuar këtu. Eva mund të ishte ministre e arsimit, por ne dua Engjëll Agacin, që është i përfshirë te inceneratorët. Por ne duam të korruptuarit. Ne duhet t’i hapim derën diasporës. Dhe PD se do diasporën. Këta njerëz të korruptuar, truri i Diasporës i nxjerr jashtë loje. Këta thjesht bëjnë fasadë. Përdorin njerëz të Ergys Agasit, të Ballukut. Dhe te PD kjo ndodh. Për sa kohë ne nuk i mbushim listat me diasporën, por me njerëz të krimit, kjo gjë do të vijojë të ndodh. Këta njerëz nuk i ka dashur ky vend. “, tha ai.
