Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në “Oponencë”, u shpreh se Rama është dëshmitar i rëndësishëm në procesin e hetimit në GJKKO për dosjen “Partizani” pasi në cilësinë e ish-kryetarit të Bashkisë, ka përgjegjësi për aktet e firmosura për tjetërsimin e truallit nga kompleks sportiv në troje ndërtimi.
Gjokutaj tha se nga pala mbrojtëse e Berishës dhe Malltezit, është kërkuar disa herë që kryeministri Edi Rama të vijë në seancë por kjo kërkesë nuk është pranuar.
Genc Gjokutaj: Rama në këtë process ka të gjitha firmat që kanë bërë të mundur kthimin e kompleksit Partizani në shesh ndërtimi dhe ka bërë të mundur dhënien e lejes së ndërtimit.
Ndërkohë që janë firmat e Ramës nga fillimi në fund që e përshkruajnë si fill këtë process, akuzohet për korrupsion Berisha që nuk ka asnjë VKM. Nuk është nismë personale e tij, por nga Këshilli i Ministrave.
Rama është kryesori dhe SPAK ka pyetur dëshmitarë dhe të dorës së tretë dhe nuk pyesin ish-kryetarin e bashkisë që ka bërë të gjithë këtë procedurë.
Thirrja e Ramës është kërkuar nga ne në mënyrë permanente gjatë hetimit parprak dhe na është refuzuar, nuk është pranuar që të thirret. Gjykata nuk mund ta anashkalojë sepse është detyrim ligjor, që një person që ka firmosur aktet kryesore, që e ka vënë në eficencë, nga klub sportiv në truall ndërtimi që sipas dëshirës së Ramës dhe njerëzve të tij, nuk kanë patur dëshirë tja jepnin pronarëve por sipas ligjit, ata kanë të drejtën e parablerjes.
