Bayern fitoi 4-3 ndaj Real Madrid, duke siguruar një biletë për në gjysmëfinalen e Champions. Sulmuesi i bavarezëve, Harry Kane foli pas ndeshjes edhe për kartonin e kuq të Camavingas.
“Kartoni i kuq na ndihmoi disi. Jam i sigurt që ata janë të zemëruar, por vitet e fundit kanë pasur shumë vendime në favorin e tyre. Ishte një karton i verdhë i panevojshëm. Si lojtar, nuk mund të marrësh topin dhe të largohesh me të, sidomos kur ke marrë tashmë një karton. Është shumë e rrezikshme. Gjyqtari vendosi në atë mënyrë dhe është mirë që këtë herë një situatë e tillë shkoi në favorin tonë”. Kujtojmë që Bayern pati fituar edhe në sfidën e parë, me shifrat 1-2.
