Lojtari i Vllaznisë, Edon Murataj ka dalë në konferencë për shtyp në prag të përballjes së rëndësishme ndaj Vorës, duke theksuar se skuadra është e përgatitur maksimalisht për këtë sfidë.
“Edhe pse janë poshtë në renditje, nuk do të thotë që janë ekip i lehtë. Vora është një ekip i fortë që nuk duhet nënvlerësuar. Por ne do shkojmë nesër për maksimumin, do shkojmë për tre pikë dhe asgjë më pak.
E di vetë që kam, përjetuar një periudhë pak të vështirë me dëmtimet, po tani jam mirë edhe në stërvitje dhe në ndeshje dhe jam gati për të ndihmuar ekipin sa të mundem në maksimum.
Normalisht kam pasur nevojë për pak kohë për t’u ambientuar, por jam i kënaqur. E di që mund të bëj edhe më shumë për këtë ekip.
Vendi i parë? Normale, tashmë kjo është synimi ynë, të mbajmë vendin e parë, të shkojmë me avantazh në Final Four edhe synimi jonë është të dalim kampion, duke qenë në rrugën e duhur.
Tani kjo nuk është puna ime, është më shumë puna e trajnerit. Unë provoj të jap maksimumin çdo ditë dhe çfarë bën trajneri janë zgjedhja e vet. Unë çdo minutë që marr, provoj të jap maksimumin edhe të ndihmoj ekipin.
Ne do të bëjmë maksimumin të gjejmë më shumë gola dhe të pësojmë më pak se jemi duke pësuar më pak, por e rëndësishme është të fitojmë. Të marrim tre pikë është më e rëndësishme. Edhe pse është 1-0 ose 3-0, pikët janë të njëjta edhe kjo është më e rëndësishme për ne.
Presioni? S’e di a është presion, po kemi një pritshmëri. Duhet të japim maksimumin edhe jemi afër, po akoma s’jemi aty. Domethënë, duhet të japim maksimumin edhe të shohim.
Jemi në rrugë të duhur për të dy trofetë. Pse të mos i marrim të dy? Është një ndeshje e vështirë me Dinamon, po tani jemi të fokusuar te ndeshja me Vorën nesër edhe të marrim tre pikët nesër dhe pastaj vazhdojmë.
Unë dhe Kevin Ndoja ndjehemi mirë, jemi shumë shokë të ngushtë. Po provojmë të dy të japim maksimumin në fushë edhe të ndihmojmë këtë ekip të bukur të arrijmë trofe, të fitojmë ndeshjet. Shpresoj që të mund të arrij të jap një kontribut për Pukën, për vendin e origjinës edhe do të jetë diçka e bukur.
E ardhmja? Të them të drejtën unë jam i kënaqur këtu në Shkodër, po akoma s’kemi folur, s’kemi biseduar për këto. Jemi të fokusuar këtë sezon që të marrim çfarë duhet të marrim dhe pastaj do shohim.
Gol nesër? Dua të bëj gol por më e rëndësishme janë tre pikët. Kush e bën golin s’ka ndonjë rëndësi, por më e rëndësishme është të fitojmë këtë ndeshje. Dedikim nëse shënoj? Po, e kam gati. Për familjen edhe për Shkodrën, si gjithmonë
