Avokati Genc Gjokutaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka vënë të gjithë shtetin në funksion të mbrojtjes së korrupsionit.

I ftuar në “Kjo Javë”, ai u shpreh se Rama ndryshoi retorikë sa i përket drejtësisë së re, pas çështjes Balluku, duke sulmuar prokurorët.

“Rama mund të bëjë gjithçka por duhet të kuptojë që korrupsioni dhe i vdekuri nuk kanë derman pa u varrosur, nuk e ngjall dot më të vdekurin. Këto quhen lëvizje bomba me burim rreziku të shtuar.
Ai bllokoi gjykatat, Kuvendin, Kushtetuesen, nuk la gjë pa bërë për një person ndërsa propaganda e tij ishte që drejtësia e re po bënte mrekulli. Një ditë të bukur u prek në kallo dhe ndërroi direkt. Janë po ata prokurorë, problemi është që ky po vë një shtet në mbrojtje të korrupsionit.

Dëmi kolateral nuk është Rama apo Belinda, por Shqipëria në sy të të huajve. Ky nuk paska prioritet pasaportën europian, por ecën me politikë dite, si zgjohet në mëngjes”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb