Flamurtari fitoi 0-2 ndaj Egnatias në kampionat. Pas ndeshjes, trajneri i vlonjatëve, Andi Ribaj, bëri komentin e tij.

Siç e kam thënë, në ndeshjen me Tiranën kemi bërë pjesë të parë jo të mirë. Në pjesën e dytë kemi mbajtur Tiranën në gjysmëfushën e saj, ndërsa me Vorën ndeshje të shkëlqyer. Si sot, një nga ekipet më të mira të momentit si Egnatia, Vllaznia, Elbasani, Dinamo, Partizani, ne kemi bërë ndeshje shumë të mira me ekipet e kreut.

Pozicionimi i Ememe? Ememe e kishim zgjedhur vetë aty në krahun e djathtë. Egnatia luan futboll shumë të mirë. Si Ememe dhe Bintsouka janë shumë të mirë edhe në fazën mbrojtëse. Doja që mbrojtësi i tyre të çohej lart. Unë e kisha përgatitur për bllok të mesëm dhe ta kapja në linjat anësore, siç ndodhi edhe në pjesën e parë dhe në të dytën.

Egnatia bën shumë rotacione në mesfushë. Ruçi është një lojtar që në çdo lloji momenti, kap shumë zonën. Të mirë edhe Kryeziu me Fernandon. Për këtë gjë e kisha zgjedhur këtë taktikë, tha Ribaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: