Bayern Munich do të duhet të bëjë pa Serge Gnabry për një periudhë të gjatë.
Sulmueei 30-vjeçar luajti titullar në fitoren e Bayernit ndaj Real Madridit të mërkurën në Champions, por u zëvendësua nga Jamal Musiala në minutën e 61-të për shkak të një dëmtimi.
Të shtunën, ai mori pjesë në seancën e fundit stërvitore të Bayernit përpara ndeshjes ndaj Stuttgart, por lajmet e fundit nuk janë pozitive.
Ekzaminimet mjekësore më pas diagnostikuan Gnabryn me një këputje të muskulit aduktor në këmbën e djathtë. Ende nuk dihet se kur do rikthehet në fushë lojtari, por sipas të gjitha gjasave do mungojë gjatë.
