Më në fund, Kristjan Asllani i jep fund letargjisë në Turqi, me mesfushorin kuqezi që realizoi golin e tij të parë me fanellën e Beshiktash. Asllani u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, një gol në minutën e 91-të që i shërben vetëm Asllanit, pasi Beshiktash pësoi një humbje 2-1 në transfertë përballë Samsunspor. Pas ndeshjes, Asllani u vlerësua me notën 6,7.

Protagonistë këtë fundjavë ishin edhe dy legjionarë të tjerë, Nazmi Gripshi dhe Myrto Uzuni. Gripshi dhuroi një asist për ekipin e tij Rubin Kazan në ndeshjen kundër Akron. Titullar dhe 90 minuta në fushë qëndroi Mirlind Daku, por sulmuesi kuqezi nuk arriti të linte gjurmë. Pas ndeshjes, Gripshi u vlerësua si lojtari më i mirë i këtij takimi.

Një asist këtë fundjavë dhuroi edhe Myrto Uzuni. Si gjithnjë, sulmuesi kuqezi bëri protagonistin për ekipin e tij Austin, por pa mund të dilnin me pikë të plota nga transferta përballë Torontos. Ndërkohë, në ndeshjet e fundit, si titullarë u aktivizuan Strakosha, Gjimshiti, Asllani, Laçi dhe Shehu, ndërsa nga stoli dhanë kontributin e tyre Mitaj, Pilo, Broja dhe Hysaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: