Spektakël dhe tension në derbin e Lisbonës, ku Benfica triumfon 2-1 ndaj Sportingut falë një goli dramatik në minutat shtesë, duke marrë një fitore me peshë në garën për kreun.

Benfica fitoi 1-2 në “Jose Alvalade”, falë golave të Schjelderup dhe Rafa Silvas, ndërsa “luanët” e Lisbonës barazuan përkohësisht me Moritan në minutën e 72. Një sukses që dërgon ekipin e Mout në vendin e 2 për momentin me 72 pikë, duke parakaluar Sporting, që mbetet me 71 pikë, por me ende një ndeshje për të rikuperuar.

Por vëmendjen pas ndeshjes e rrëmben sërish José Mourinho, protagonist me një gjest që nuk kaloi pa u vënë re. “Special One” iu drejtua kamerave dhe, me një lëvizje simbolike, tregoi shkronjën “M”, përpara se të prekte kokën – një mesazh i qartë për “firmën” e tij në këtë sukses.

Një skenë që përmbledh në mënyrë perfekte stilin dhe personalitetin e trajnerit portugez, gjithmonë në qendër të vëmendjes brenda dhe jashtë fushës. Me të në pankinë Benfica në 30 ndeshjet e fundit nuk e njeh ende shijen e humbjes.

Në prononcimin pas ndeshjes, “The Special One” u shfaq i kënaqur me paraqitjen e skuadrës:
“Ishte një ndeshje fantastike. Për duele të tilla duhen ekipe të mëdha dhe një arbitër në nivel. Nga ana taktike, zhvilluam një ndeshje shumë të mirë,” u shpreh ai. Një fitore e rëndësishme për Benficën, por edhe një tjetër moment “alla Mourinho” që pritet të bëjë xhiron e botës.

Kampionati portugez kryesohet nga Porto, me skaudrën e Fariolit që bëri detyrën në javën e 30 të Primera Ligas portugeze, duke triumfuar 2-0 ndaj Tondela në “D’ODragao” e duke kryesuar bindshëm kampionatin portugez me 79 pikë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: