Një ngjarje e rëndë ka tronditur lojtarin e Udineses, Nicolo Zaniolo, i cili ka rënë pre e një grabitjeje në banesën e tij. Në një postim në rrjetin social Instagram, Zaniolo reagoi me tone ironike ndaj personave grabitës.

“Frikacakëve që guxuan të hynin në shtëpinë time në Udine mbrëmë, duke e ditur që isha në shtëpi, doja t’ju thoja se jeni shumë të pafat. Nëse do të donit një çantë dore, mund të më kishit kërkuar lehtësisht dhe unë do t’jua kisha dhënë!!”

Në një reagim të dytë, italiani tha se nuk ishte në  në banesë në momentin e grabitjes. “Nuk isha në shtëpi! Do të doja të kisha qenë”.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ndërsa autoritetet pritet të hetojnë rastin për të identifikuar përgjegjësit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: