Në Barcelonë kërkojnë të mbyllin sa më shpejt matematikisht çështjen titull, për të programuar më pas me qetësi sezonin e ri. Në fakt, ka një çështje që kërkon një zgjidhje të shpejtë, e ardhmja e Lewandowski-t. “Bomberi” polak është futur në vitin që i përfundon kontrata, por palët kanë qenë të rezervuar në lidhje me këtë pjesë.

Së fundmi, Sky Sport zbulon se presidenti Laporta dhe menaxheri i Robert Lewandowski-t kanë zhvilluar një takim ndërmjet tyre. Në fakt, palët kanë qenë në kontaktet të vazhdueshëm gjatë këtij sezoni. Klubi spanjoll është gati t’i ofrojë Lewandowskit një kontratë re, të vlefshme deri në 2027, por vetëm me një kusht.

Polaku duhet të pranojë një reduktim të pagës më 50%. Aktualisht Lewandowski përfiton 26-32 milionë euro, një shifër shumë e lartë për një lojtar 37-vjeçar. Nëse Lewa pranon këtë ulje të fortë atëherë do të qëndrojë në Barcelonë edhe për një tjetër vit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb