Trajneri i Plimuth, Tom Kleverli, ka folur me superlativa për Lorent Tolajn. Ky i fundit, me 20 gola, është bomberi i skuadrës në kategorinë e tretë të futbollit anglez.
Kleverli tregoi se bashkë me drejtorin, akoma nuk janë njoftuar për oferta. Deri tani, 24-vjeçari shfaqet i fokusuar te klubi i tij që mban vendin e shtatë në renditje.
“As në telefonin tim dhe as në atë të Derek Adams nuk kanë ardhur zile, por mendoj se menaxherët po bëjnë punën e tyre në prapaskenë. Toli nuk ka shprehur asgjë se dëshiron që të largohet nga klub, dhe mendoj se mund ta shikoni nga puna dhe shpirti luftarak, përpara se të flitet për gola, sa shumë ai dëshiron që të luajë për Plimuth.
Sigurisht, ai është një nga lojtarët tonë më të mirë, dhe do të tërheqë vëmendje dhe oferta. Çdo skuadër në vend do të donte një sulmues që mund të kthejë një barazim në fitore në moment, dhe pikërisht këto lojtarë kushtojnë shumë para”, u shpreh trajneri Kleverli.
Sinjali i trajnerit të Tolajt është i qartë. Kushdo që kërkon shërbimet e bomberit shqiptar, duhet të paguajë shumë. Kujtojmë se për ta transferuar në verë u paguan 1.4 milionë euro.
