Ish-drejtori sportiv i Milan-it, Igli Tare preku tema të ndryshme në një intervistë të dhënë së fundmi.

“Jam mirë, tani dua që të kaloj pak kohë me familjen time pasi kështu mund të rikuperoj energjitë e humbura”, tregon Tare, i cili ishte pjesë e Pader Summercup në Sardenjë.

Ai vlerëson shumë Alegri-n dhe e përgëzon për faktin se kaloi menjëherë faqe duke pranuar sfidën e re në Napoli. “Max është një trajner top dhe ajo e Napoli-t ishte një zgjedhje e zgjuar. Allegri edhe vitin e kaluar ishte një kandidat për stolin e klubit në fjalë dhe kanë bërë mirë që gjatë këtij viti kanë ruajtur kontaktet. Unë me Allegri-n komunikoj me telefon një herë në dy tre ditë, gjatë kohës që kemi punuar bashkë mund të kemi gabuar në disa momente”, tregon Tare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb