Dinamo ka lënë pas ndeshjen me Tiranën dhe ka nisur përgatitjet për sfidën e së enjtes ndaj Vllaznisë në Shkodër. Daja do të duhet të rikuperojë një pjesë të mirë të skuadrës për këtë takim, duke qenë se shumë lojtarë nuk janë në gjendjen e tyre më të mirë fizike.

Kështu, ndaj Tiranës munguan lojtarë me peshë si Guindo, Berisha, Aliji e Lorran. Gjendja e tyre mbetet sërish jo e mirë, duke qenë se Guindo me shumë gjasa do të mbetet jashtë edhe për ndeshjen ndaj Vllaznisë në Shkodër, ashtu si edhe Lorran që ka pasur probleme fizike.

Mbrojtësi brazilian pësoi tërheqje para ndeshjes me Tiranën dhe do t’i duhet një pushim disa ditor dhe mund të mungojë për rreth 2 javë nëse gjërat shkojnë mirë për të në rikuperim.

Një tjetër mungesë e mundshme, mund të jetë ajo e Nezirit i cili ka shfaqur probleme fizike dhe bëhet fjalë për një ngarkesë muskulore dhe nuk do të rikuperohet në kohë. Sa i përket Alijit dhe Berishës, të dy lojtarët duket se kanë lënë pas dëmtimet dhe do të jenë gati për ndeshjen me Vllazninë, edhe pse me shumë gjasa, nuk do t’i besohet fanellë titullari.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: