Një 41-vjeçar ka shkuar për shpërdorim detyre për zaptimin dhe kthimin në parkim për mjetet ujore të portit të peshkimit në Vlorë. Olsen Sherifaj, një operator turistik, është kallëzuar penalisht për shkak të hedhjes së inerteve dhe zaptimit të detit.
Ndërkohë që pak ditë më parë, është kallëzuar përsëri nga ana e strukturave të policisë për një tjetër ndërtim pa leje në Gjirin e Karaburunit.
Ky është kallëzimi i dytë brenda një kohë shumë të shkurtër, ndërsa struktura në Karaburun, pavarësisht vendimit për prishje, nuk është hequr ende.
Njoftimi i Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin O. Sh., 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka vendosur pa leje, inerte dhe goma automjetesh, në det, në Triport, me qëllim ndërtimin e një moli.
