Zbardhen detaje të reja nga operacioni i nisur të martën në Tiranë për shpërndarësit e drogës. 15 persona janë arrestuar nga Antidroga e Tiranës, dy prej tyre u është komunikuar akuza në qeli pasi janë kapur më herët në operacione të mëparshme.

Ndërkohë blutë kanë shpallur në kërkim 16 të tjerë. Burime bëjnë më dije se ky grup kriminal ishte përfshirë në shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike kanabis dhe kokainë. Të akuzuarit dyshohet se furnizonin me drogë disa zona të ndryshme të Tiranës, por shpërndanin gjithashtu drogë dhe në afërsi të shkollave.

Janë sekuestruar doza narkotike. Hetimi ndaj tyre ka nisur përpara disa muajve dhe është procedim i nisur në kuadër të goditjeve të mëparshme ku në përgjime dhe zbërthime të mesazheve janë zbuluar dhe personat e arrestuar dhe të shpallurit në kërkim si të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: