Kreu i PD Sali Berisha ka renditur pasuritë e sekuestruara nga SPAK të Ergys Agasit, Ermal Beqirit dhe Mirlinda Karçanajt.

Në fjalën e tij nga mbledhja e grupit parlamentar të PD, Berisha u ndal në faktin që nuk është përmendur bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama, që sipas tij është edhe kryesuesja e grupit.

“Mungon nr 1 i grupit Linda Rama. Asnjë fjalë për Armand Frangun, pengjet janë marrë kryekëput për familjen Rama që askush të mos i përzihet Ramës në kopshtin e tij privat. Gerond Meçe denonconte dhe është i regjistruar, Linda Ramën si përcaktuese të fitimit të tenderave në AKSHI. Dosja nuk u zhduk siç donte Rama, mbeti aty por nuk është bërë anosje veprim. Mirlinda e gjora e varfra e Ramës, në vetëm një shishe ka marrë të futura rryshfet 200 mijë euro”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb