Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të presin një takim të dytë të të dërguarve libanezë dhe izraelitë.

Bejruti kërkon të zgjasë një armëpushimin midis Izraelit dhe Hezbollahut. Ky zhvillim vjen një ditë pasi sulmet izraelite vranë të paktën pesë persona, përfshirë edhe një gazetar.

Armëpushimi i ndërmjetësuar nga SHBA-të, afati it ë cilit pritet të përfundojë të dielën ka çuar në një ulje të ndjeshme të dhunës. Megjithatë, sulmet vazhdojnë në Libanin jugor, ku forcat izraelite kanë pushtuar një zonë sigurie të përcaktuar në mënyrë të njëanshme.

Nga ana tjetër Hezbollah njoftoi të mërkurën se kishte kryer katër operacione në Libanin jugor, duke pretenduar se ato ishin në përgjigje të sulmeve izraelite.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: