Sulmuesi i Kombëtares, Ernest Muçi u aktivizua në minutën e 72-të në Kupë me Trabzonspor, në ndeshjen ndaj Samsunspor. Në minutën e 92-të, Muçi mori përsipër ekzekutimin e një goditje dënimi, duke “flirtuar” kështu me golin.

Goditja e lojtarit kuqezi ishte mjaft e bukur, shkoi shumë pranë portës, çka shkaktoi drithërima në stadium. 25-vjeçari ka luajtur 23 ndeshje me Trabzonspor dhe ka realizuar 10 gola, ndërsa ka dhuruar edhe 3 asiste.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: