Studiuesja Alda Bardhyli, ishte e ftuar në studion e lajmeve në Neës24 ku foli për figurën e akademikut Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 89 vjeç.

Bardhyli e vlerësoi profilin e Qoses, si intelektuali që pati ndikim të madh në imazhin e kulturës si në Kosovë dhe në Shqipëri.

Sipas saj, humbja e tij sot është një humbje e zërit kritik të lidhur me cështje të ndryshme.

“Ai la pas një model të shkëlqyer që uroj të ndiqet në të dyja anët ku flitet shqip”, u shpreh studiuesja Alda Bardhyli.

Alda Bardhyli: Rexhep Qosja përfaqëson një nga zërat e rëndësishëm në historinë e kulturës dhe historisë së mendimit politik dhe kritikës ndaj politikës dhe cështjeve të ndryshme shqiptare. Dhe pse ishte në një moshë të thyer, ai ishtetepër aktiv, jo vetëm për cështje letrare por dhe për politike, i angazhuar drejtpërdrejt me cështjen kombëtare.

Roli i tij si studiues e mendimtar është i jashtëzakonshëm në profilin intelektual që krijoi, ka patur  një ndikim dhe i ka dhënë një imazh kulturës si në Kosovë dhe Shqipëri në cështjet e letërsisë. Humbja e tij sot është një humbje e zërit kritik të lidhur me cështje të ndryshme. Ai la pas një model të shkëlqyer që uroj të ndiqet në të dyja anët ku flitet shqip.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb