Në Itali, tifozët dhe mediat shpresojnë ende të shohin Italinë në Botëror, jo vetëm kaq, por shkojnë edhe më tej tek duke sjell një version të bujshëm. La Gazzetta dello Sport hap faqen e parë me një titull bombastik:

“Guardiola italian. Pep e dashuron vendin tonë, përfaqësuesja e tërheq, shkruan e përditshmja italiane në faqen e parë duke shtuar: “Nga Spanja e bëjnë të sigurt largimin e tij nga Man.City në fund të këtij sezoni. Rilindja e përfaqësueses azzurre është një sfidë e madhe për të”, shton La Gazzetta.

La Gazzetta
La Gazzetta

Në letër, ky lajm tërheq jo pak opinionin, por në kushte të tillë është shumë e vështirë që të vihet në jetë. Guardiola është nën kontratë me Man.City deri në vitin 2027, ndërsa në mënyrë të papritur u rikthye edhe një herë në garë për titull në Angli. Gjithashtu, të marrësh drejtimin e Italisë në këtë pikë është një sfidë shumë e madhe edhe për një nga trajnerët më të mirë në botë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb