Islam Dudaev dhuron spektakël në Evropianin e Mundjes, rezervon një medalje argjendi, por mundësi kuqezi as që ka ndërmend të ndalet, kërkon të artën për Shqipërinë. Në peshën 65 kg, Dudaev ishte perfekt në këtë rrugëtim, duke “fluturuar” në finale pas një perfomance fenomenale ku në gjysmëfinale triumfoi me rezultatin e pastër 4-0.
Nga Parku Olimpik, këtë të shtunë, Dudaev kërkon medaljen e artë, ku në finale do të përballet me rusin, Bashir Magomedov. Mundësi kuqezi vijon t’i dhurojë Shqipërisë medalje dhe triumf pasi vjen në këtë finale me statusin e kampionit të Evropës, pasi dy vite më parë doli me medalje ari.
Sahit Prizreni, presidenti i Federatës Shqiptare të Mundje, u shfaqur i lumtur për këtë arritje të madhe, por tani të gjithë janë në kërkim të së artës:
