Eksperti Edvin Prençi, i ftuar në emisionin “News24 Fundjavë” me Megi Latifin:

Tre shtyllat kryesore ku mbahet edhe ekonomia shqiptare janë: TVSH, Taksimi mbi pagat dhe karburanti, që është një kosto tjetër që rritet. Për të gjithë sektorët prodhues po humbet konkurrueshmëria brenda dhe jashtë vendit.

Pa lënë pa përmendur dhe kursin e këmbimit, ku përfituesi i madh ka qenë qeveria.

“Në vetvete është një situatë shumë e rëndë që përkthehet në humbje të vendeve të punës, ku vetëm në sektorin tonë janë 12 mijë vende pune të humbura, duke mos harruar këtu impaktin social, ku nxitet emigrimi.
Çmimi naftës, plagë tjetër që bazohet tek taksat dhe jo te prodhimi, ka një handikap shumë të madh. Defiçiti tregtar është rritur shumë, lek që del jashtë për të blerë mallra. Mallrat nga Gjermani janë më të aksesueshme në tregun tonë, në krahasim me prodhimin vendas”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb