Kreu i PD Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për korrupsion. Ai u shpreh se protesta e opozitës e ka damkosur dhe ka nxjerrë në pah skandalet e korrupsionin.

“Qeverisja e Ramës bazohet në korrupsion, lobim korruptiv. Çdonjëri prej jush, çdo anëtar dhe mbështetës ftoj të kujtojë një deklaratë që u bë nga lubistët e Ramës….Pak vite më parë nuk janë diskutuar kurrë kërkesat e prokurorëve për heqje të imunitetit të ministrave dhe zv.kryeministrave dhe që as mund të diskutohen … Me kryengritjen tonë paqësore ne kemi damkosur Ramën dhe qeverinë e tij. Kemi faktuar se shqiptarët nuk pajtohen me bllokimin e shtetit ligjor. Faktuam se shqiptarët nuk kanë kulturë pengmarrjeje…Kemi plagosur bishën në mënyrë përfundimtare…Rama nuk e merr më veten”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb