I ftuar në një intervistë në “News24”, ish-deputeti i PD Enkelejd Alibeaj komentoi raportin e prezantuar sot nga kreu i SPAK Klodian Braho lidhur me veprimtarinë e institucionin për 2025.

Gjatë intervistës, Alibeaj tha se është rritur numri i procedimeve dhe të kallëzimeve. Gjithashtu Alibeaj u ndal edhe tek deklaratat lidhur me retorikat politike duke thënë se nga politika ka pasur një retorikë të ashpër.

“Kanë ndodhur në mënyrë sistematike arrestime të personazheve të larta por kjo nuk tregon nëse po punon apo performon një institucion si SPAK. Emocionet janë një gjë tjetër. Fakti që heton dhe vazhdon të hetojë me intensitet është një gjë e mjaftueshme, dhe duket se është rritur numri i procedimeve të filluara kryesisht”, tha ai, duke shtuar: “Unë prisja diçka tjetër. Nga retorika politike tha drejtuesi nuk ndjehemi të kërcënuar dhe tjetra ishte se ndaj iniciativave ligjore do reagojmë kur të mishërohen. Por pashë njëlloj dyzimi në fjalën e zotit Braho, sepse tha se retorika e ndezur e politikës krijon atmosferë që ekzalton agresivitetin e krimit. Të dëgjosh që shahen prokurorë, nuk është gjë tjetër vetëm një goditje e drejtpërdrejtë. Prokurorët janë target i përditshëm i luftës së retorikës së politikës. Kshëshilli i Lartë i Prokurorisë duhet të marrë iniciative…Por nuk e ka bërë dhe ka mbajtur ca qëndrime të venitura, nëse i kujtoni kur sulmet e kryeministrit u bënë të ashpra. Ka një iniciativë ligjore sot të depozituar në parlament që pengon punë  e SPAK, është iniciativa e treshes Rama-Balla-Manja për nenin e famshëm të pezullimit të detyrës dhe ka edhe një iniciativë më të rëndësishme që është mos-heqja e imunitetit të zonjës Balluku….është pengim i punës së SPAK. Unë do të prisja që të ketë edhe më shumë zë…”, tha më tej ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: