Grupi parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi sot mbledhjen e zgjeruar të fundmuajit.

Në mbledhjen e drejtuar nga kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ishin të pranishëm edhe ministrat e kabinetit qeveritar.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama informoi se në mbledhjen e fundmuajit u diskutua për ecurinë e procesit të komunikimit me organizatat socialiste për “Punët e Shqipërisë”, për ecurinë e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, e për kalendarin e nismave ligjore të lidhura me anëtarësimin.

Rama u shpreh se gjithashtu në mbledhje u bisedua edhe për “Majin e Europës” dhe ritakimet e brezave në vigjilje të 35-vjetorit të Partisë Socialiste.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb