Java e 33-të e Kategorisë Superiore ka ndryshuar kreun e renditjes në saj, por edhe ka dhënë rezultate që kanë rihapur garën për golashënuesin më të mirë të kampionatit, e cila deri pak javë më parë dukej thuajse e mbyllur me një tjetër sukses të Bekim Balajt.

Fakti se sulmuesi i Vllaznisë nuk ka shënuar që nga fundi i muajit shkurt në kampionat, në fitoren 3-1 ndaj Tiranës, ka bërë që pak nga pak ndjekësit e tij të afrohen e tashmë të kërcënojnë realisht golashënuesin më të mirë të dy edicioneve të kaluara.

Balaj është që në shkurt në kuotën e 13 golave të shënuar, ndërsa tani sheh pas krahëve të tij me vetëm 2 gola diferencë një tjetër shkodran, Erald Maksutin. Ky i fundit i shtoi sot tre gola bilancit të tij sezonal, duke konfirmuar se është në një formë të shkëlqyer me Flamurtarin.

Do gola nga Kasalla e Lajthia në këtë javë gjithashtu kanë bërë që edhe ata të kenë pretendime në javët e fundit, ku zakonisht rezultatet janë “bujare”, për të arritur Balajn në kreun e renditjes së golashënuesit më të mirë.

Gtt
Gtt

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: