Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Dorjan Teliti ka ngritur shqetësimet lidhur ndërtimet dhe nivelin e lartë të korrupsionit. Ndërsa citon një anketë të fundit të Bankës Botërore, e cila thotë se rreth 28 % e bizneseve në Shqipëri deklarojnë se u është kërkuar ryshfet për të marrë leje ndërtimi. Gjithashtu Teliti thekson se e ekonomia në vend po deformohet gjithnjë e më shumë.
Reagimi i plotë;
1 NË 3 BIZNESE PAGUAN RYSHFET. SEKTORI IMOBILIAR I PAAKSESUESHËM PËR SHQIPTARËT!
Sipas një ankete të fundit të Bankës Botërore, rreth 28% e bizneseve në Shqipëri deklarojnë se u është kërkuar ryshfet për të marrë leje ndërtimi.
Katër herë më shumë se rajoni. Dhe jo vetëm kaq:
Para pak vitesh ishte 9% — sot është trefishuar.
12% e bizneseve përballen me ryshfet edhe në marrëdhënie me tatimet.
Niveli i përgjithshëm i korrupsionit mbetet mbi mesataren e rajonit.
Nuk kemi përballë raste sporadike, por një sistem ku: “lejet nuk jepen me ligj… por me marrëveshje”, një sistem ku “konkurrenca nuk bazohet në meritë…por me lidhje klienteliste”…një sistem ku ekonomia nuk rritet por thjesht deformohet gjithnjë e më shumë.
Dhe ndërkohë, qeveria flet për “reforma” dhe “suksese”. Sukses quhet që sot 1 në 3 biznese detyrohet të paguajë ryshfet për të punuar?
RIP tregu i lirë. RIP ekonomia e konkurrencës. RIP drejtësia ekonomike dhe mirëqenia e familjes.
