Achraf Hakimi do të humbasë ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions midis Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich.
Mbrojtësi maroken i PSG, i cili u lëndua mbrëmë pas një përplasjeje me Konrad Laimer, ka pësuar një çarje të muskulit në kofshë dhe nuk do të mund të jetë i gatshëm për këtë takim.
Një goditje e madhe për Luis Enriquen, pasi do i duhet të bëjë pa një nga titullarët e tij.Warren Zaïre-Emery do të nisë ndeshjen si mbrojtës i djathtë në Allianz Arena të mërkurën e ardhshme. Kujtojmë që PSG ka fituar 5-4 në aktin e parë ndaj Bayern.
