Pas Luksemburgut, FSHF siguron një tjetër test miqësor. Me 3 qershor në orën 20:00, në “Air Albania”, Shqipëria do të mirëpres Izraelin, një test i rëndësishëm në kuadër të ndeshjeve në Ligën e Kombeve. Kjo do të jetë përballja e 7-të në histori mes dy përfaqësueseve dhe e para miqësore, pasi të gjitha takimet e mëparshme janë zhvilluar në kuadër të kualifikueseve të Kampionateve Botërore dhe Europiane. Sa i përket bilancit të ndeshjeve, kuqezinjtë kanë fituar dy nga përballjet dhe kanë humbur katër.
Ndërkohë, 3 ditë më pas, po në “Air Albania”, Shqipëria do të luajë kundër Luksemburg.
Në deklaratën për mediat, FSHF shtoi se po punohet për të siguruar një tjetër test miqësor, për t’i vendosur në dispozicion Sylvinho-s, ose trajnerit të ri, një tjetër ndeshje për të parë nga pranë gjendjen e legjionarëve kuqezi.

Në daljen e fundit për mediat, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, sqaroi se mbeten në pritje të një përgjigje nga ana e Sylvinho-s, pasi fjala e parë i takon teknikut brazilian, në një kohë kur ekipi përfaqësues në drejtimin e tij siguroi një biletë për në Evropian dhe për herë të parë shkruan në fazën “play-off” të një Botërori. Me apo pa Sylvinho-s, Duka bëri me dije se emri i trajnerit të ri do të zyrtarizohet përpara miqësoreve të muajit qershor.
