Pas vizitës në Korçë, drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, është ndalur në qytetin e Elbasan, ku ka zhvilluar një takim pune me drejtuesit vendorë të policisë.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se në qendër të diskutimeve kanë qenë porositë e qarta të kreut të policisë për rritjen e efikasitetit në luftën kundër paligjshmërive, me fokus të veçantë goditjen e veprimtarive që lidhen me lëndët narkotike.

Një tjetër prioritet i theksuar gjatë takimit ishte edhe forcimi i masave për garantimin e sigurisë në shkolla, duke kërkuar angazhim maksimal nga strukturat vendore për parandalimin e incidenteve dhe rritjen e bashkëpunimit me institucionet arsimore.

Takimi në Elbasan vjen në kuadër të një turi inspektimesh dhe analizash që drejtori Hita po zhvillon në disa qarqe të vendit, me synim përmirësimin e rendit dhe sigurisë publike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb