Gjatë mbrëmjes të së enjtes janë përcaktuar dy skuadra të tjera që sigurojnë kualifikimin në fazën tjetër të playoff-eve të NBA-së.

Në Konferencën e Perëndimit, Minnesota Timberwolves eliminojnë Denver Nuggets me rezultatin 4-2 në seri. Në ndeshjen vendimtare, Minnesota triumfoi 110-98, e udhëhequr nga një performancë spektakolare e Jaden McDaniels me 32 pikë dhe 10 kërcime. Në raundin e ardhshëm, Timberwolves do të përballen me San Antonio Spurs, të udhëhequr nga talenti i ri Victor Wembanyama.

Ndërkohë në Lindje, New York Knicks mbyllin serinë ndaj Atlanta Hawks gjithashtu me rezultatin 4-2, pas një fitoreje bindëse 140-89 — një nga diferencat më të thella në historinë e playoff-eve. Knicks tashmë presin kundërshtarin e radhës, i cili do të përcaktohet në ndeshjen e shtatë mes Philadelphia 76ers dhe Boston Celtics.

Philadelphia arriti të zgjasë serinë falë fitores 106-93, me Tyrese Maxey protagonist, autor i 30 pikëve. Për Celtics nuk mjaftuan 18 pikët e Jalen Brown dhe 17 të Jason Tatum. Kujtojmë që Boston udhëhiqte serine 3-1, ndërsa tani do ti duhet fitorja në sfidën e 7 në TD Garden për të avancuar në gjysmëfinale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: