FSHF ka ngjeshur fundin e sezonit të Abissnet Superiores e kësisoj, ndeshjet e javës së 35-të do të luhen menjëherë që këtë të mërkurë, kur pritet të mësohen disa verdikte sa i përket sidomos luftës për mbijetesë.
Një prej ndeshjeve do të jetë vendimtare, ajo mes Flamurtarit dhe Teutës në Vlorë, e cila do të përcaktojë me shumë mundësi se cila mes dy skuadrave do të ketë shanse të mëdha për mbijetesën.
Ndërkaq, në tre ndeshje ka përballje të skuadrave të kreut me ekipet e fundit të tabelës, të cilat në javët e fundit kanë dominuar përballë pretendentëve për titull. Gjithashtu ka një sfidë mes Egnatias dhe Partizani që mund të mbyllë diskutimet për pjesëmarrjen në “Final Four”.
Ashtu si në javën e 34-t, të gjitha ndeshjet do të luhen paralelisht në orën 16:00.
JAVA 35
06.05.2026, ora 16:00
Dinamo-Vora
Flamurtari-Teuta
Bylis-Elbasani
Egnatia-Partizani
Tirana-Vllaznia
