Ministria e Punëve të Jashtme e Koresë së Veriut ka hedhur poshtë akuzat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës se Pheniani përfaqëson një kërcënim kibernetik.

Ai i ka cilësuar këto akuza si një trillim që synon të justifikojë politikën armiqësore të Uashingtonit.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut tha se Shtetet e Bashkuara po përhapin informacione të rreme në lidhje me një “kërcënim kibernetik joekzistent nga Koreja e Veriut” për arsye politike, duke e përshkruar atë si një shpifje absurde që synon të dëmtojë imazhin e Koresë së Veriut, raporton Reuters.

Zëdhënësi , paralajmëroi se Pheniani do të ndërmarrë në mënyrë aktive të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur interesat shtetërore dhe të drejtat dhe interesat e qytetarëve të saj në hapësirën kibernetike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb