Pas një sezoni të dominuar nga fillimi në fund, Porto shpallet kampion i Portugalisë nën drejtimin e Francesco Fariolit, duke rikthyer titullin në klub pas mungesës që nga viti 2022. Ky ishte titulli i 31 në historinë e “dragonjve”

Ndeshja vendimtare erdhi në shtëpi, ku Porto mposhti minimalisht Alvercën me rezultatin 1-0. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Bednarek në fund të pjesës së parë, një rrjetë që rezultoi vendimtare për festën e titullit.

Me nëntë pikë diferencë nga Benfica e drejtuar nga Mourinho, dhe dy javë nga përfundimi i kampionatit, Porto siguron matematikisht vendin e parë. Një sezon për t’u mbajtur mend, që vulos dominimin e skuadrës dhe konfirmon punën e shkëlqyer të Fariolit në pankinë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: