Gara për kryetar të degës së PD në Korçë është shoqëruar me tensione, debate e përplasje. Procesi u ndërpre disa herë për shkak të debateve të shumta. Një reagim ka bërë edhe ish-deptuteti Ervin Salianji, i cili shprehet se demokratët janë guximtare dhe jo dele.

Salianji ka ndarë edhe pamje nga momenti i përplasjeve, ndërsa nënvizojnë se është e papranueshme që regjimi Rama–Berisha të kërkojë haptas që Partia Demokratike, dega Korçë, t’i falet Niko Peleshit.

REAGIMI:

Ervin Salianji: Demokratët janë guximtarë, jo dele! I përgëzoj që nuk po lejojnë bashkëqeverisjen në Korçë!

Demokratët e Korçës nuk pranojnë imponime nga njerëz që nuk dihet nga vijnë e kujt i shërbejnë. Është e papranueshme që regjimi Rama–Berisha të kërkojë haptas që Partia Demokratike, dega Korçë, t’i falet Niko Peleshit.

Peleshin demokratët e mundin me votë; nuk pranojnë që ai t’i drejtojë nga prapaskena, me kulisa, tendera dhe përfitime. Korça nuk shitet, demokratët nuk përdoren!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: