Korreshi: Këto materiale helmuese që digjen, shkojnë në mushkëritë e çdo lushnjari
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka vazhduar që të denoncojë situatën e rëndë në bashkinë e Lushnjes.
Sot ai ka vendosur që të denoncojë djegien e materialeve të rrezikshme në vende të hapura dhe që tymi i tyre përfundon në mushkëritë e banorëve.
Reagimi i plotë:
Inceneratorët vazhdojnë të punojnë në Lushnje pasojat janë sheshit.
Shikoni pak çfarë materialesh helmuese digjen dhe shkojnë në mushkritë e çdo Lushnjari.
A mban njeri përgjegjësi për këtë batërdi??
Nëse pyesni kush i hedh mbeturinat na prisni pak t’jua tregojmë!
