Deputeti i PD, Saimir Korreshi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ngriti shqetësime për gjendjen në Lushnjë, duke kritikuar investimet publike, sigurinë rrugore dhe menaxhimin e fondeve lokale.
Ai u shpreh se, sipas tij, në zonë ka probleme të mëdha infrastrukturore dhe mungesë investimesh, duke përdorur edhe tone ironike ndaj autoriteteve.
Deklaratat e tij shkaktuan reagime në sallë, ku deputeti i Ardit Bido nga Partia Socialiste iu përgjigj duke kërkuar që fjala e Korreshit të ndërpritej për shkak të përdorimit të gjuhës jo parlamentare.
Bido u shpreh se, megjithëse humori dhe retorika popullore kanë vend në debat, Kuvendi duhet të ruajë standardet e gjuhës parlamentare dhe respektin institucional gjatë diskutimeve.
Debati mes palëve u bë pjesë e një seance të tensionuar, ku u trajtuan edhe çështje të tjera të rendit të ditës.
Saimir Korreshi: Kemi harruar fjalimin në shtëpi, jo dhjetë minuta. E para, ngushëllime për tragjedinë e Durrësit. Dramë e madhe.
Një pyetje kam për kryetaren e seancës, ministrin dhe Taulantin. Ai Karakaçi është ministër me letra apo me të vërtetë? Më duket sikur jetojmë në dy Lushnje të ndryshme. Se di të lajmë letrat.
Pushimi i Shoferit në Lushnje ka dhjetëra të vdekur, bashkë me kthesën e Savrës. Nuk janë tunel Llogaraje ore, duam shumë pak lekë. Kursejnë jetë. I them shokut Karakaç t’i harxhojnë lekët, po patën lënë paraardhësit atje në sirtar ndonjë zarf me lekë pa harxhuar.
400 mln lekë për të ngrënë fara gjithë bashkia. Me ato mund të kishin marrë lekë të gjithë ata që u prekën nga shiu, ngricat. Këta këtu tregojnë përralla e shtylla elektrike. Na sollën se nuk kishte të fortë Lushnja, por na sollën policë nga Shkodra. Erdhi Jarani, na kërkoi pilaf. Po e di i pyetur e donte me lëng apo shumë lëng. Pyeteni njëherë jaranin pse e hoqën nga puna. Pyeteni kujt i dërgoi mesazh janari.
