Deputeti i Partisë Demokratike Gjin Gjoni, i ftuar në emisionin “Studio24”, ka komentuar debatet dhe sulmet e kreut të PD-së Sali Berisha ndaj medias lidhur me hapësirën mediatike që u jepet figurave të ndryshme politike.

Gjoni u shpreh se, sipas tij, Berisha nuk ka një konflikt personal me këto media, por qëndrimet e tij duhen parë si pjesë e një qasjeje politike më të gjerë.

“Fakti që sot me cilësinë e deputetit të PD jemi në këtë media, Sali Berisha nuk ka asgjë me News24, as me BalkanWeb apo Panoramën, por qëndrimet e tij pasqyrojnë një qëndrim politik,” u shpreh Gjoni.

Ai shtoi se debati mbi mediat në Shqipëri është i ndërlikuar dhe se disa prej tyre perceptohen si të lidhura me pushtetin, pa specifikuar raste konkrete, duke theksuar se kjo është një temë që shpesh del në diskutimet politike.

“Sot duke ardhur këtu po dëgjoja një emision tjetër, dhe sot në mediat shqiptare ka media që lidhen me pushtetin, jo për News24 sepse është sulmuar”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb