Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të mblidhte këtë të martë drejtuesit politikë të qarqeve në selinë qendrore të PS, në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”, por takimi është shtyrë.
Takimi, i cili pritej të niste në orën 08:30, është pjesë e një serie takimesh që synojnë koordinimin e punës në terren dhe vlerësimin e ecurisë së projekteve në nivel vendor.
Në fokus të diskutimeve pritej të ishin prioritetet e qeverisë, organizimi i strukturave në qarqe si dhe përshpejtimi i realizimit të projekteve infrastrukturore dhe zhvillimore në të gjithë vendin.
