Nënkryetari i PD, deputeti Agron Gjekmarkaj, zhvilloi një takim me strukturat e PD në Mirditë, në kuadër të përgatitjeve për protestën e opozitës, e thirrur më 8 maj.
“ Me Kryesinë e PD-së, në një frymë bashkimi dhe mobilizimi, po vijojmë përgatitjet dhe thirrjen drejtuar çdo mirditori për t’iu bashkuar protestës kombëtare të 8 Majit.
Mirdita dhe mbarë Shqipëria janë sot përballë një momenti vendimtar. Mirditorët dhe çdo shqiptar i ndershëm janë të ftuar në reagimin mbarëpopullor kundër regjimit të Edi Ramës, kundër shpopullimit dhe braktisjes që po i bëhet vendit tonë.
Njëkohësisht, në Mirditë përmbyllet me sukses procesi i ristrukturimit të strukturave, duke hapur një kapitull të ri angazhimi, me energji të reja, përfaqësim dinjitoz dhe një organizim më të fortë në çdo cep të territorit”, shkruan Gjekmarkaj në rrjetin social facebook.
