Elseid Hysaj po kalon ditët e fundit në kryeqytet tek Lazio. Mbrojtësit të Kombëtares shqiptare i përfundon kontrata në muajin qershor, dhe gjithçka lë të kuptohet se rrugët mes palëve do të ndahen pas këtij sezoni.

Sipas raportimeve nga Radio Laziale, futbollisti shkodran ka një ide mjaft të mirë për të përshëndetur shokët e skuadrës, pasi në qendrën stërvitore të klubit në Formello pritet të organizohet një drekë me zgarë, ku do të marrë pjesë e gjithë skuadra.

32-vjeçari luajti 5 sezone te Lazio. Gjatë karrierës së tij, ai është aktivizuar tek Empoli dhe më pak në radhët e Napolit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: