Deputeti i PD, Saimir Korreshi, ka publikuar një videomesazh ku u bën thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e opozitës para Kryeministrisë më 8 maj.
Në mesazhin e tij, Korreshi ka renditur problemet me të cilat përballen qytetarët shqiptarë, duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe vjedhje.
Ai thekson se situata e rënduar ekonomike dhe sociale kërkon reagim qytetar dhe pjesëmarrje masive në protestë.
“Për të gjitha hallet që ka Shqipëria, vjedhjet, makutërinë, babëzinë e pilafin që kërkon kjo qeveri, ju ftojmë të gjithëve në datën 8 maj në shesh, në protestë”, shprehet Korreshi në videomesazhin e publikuar në rrjetet sociale.
