Ndeshjet e javës së 35-të në Kategorinë Superiore dekretoi emrin e Dinamos si skuadra e katërt që siguroi pjesëmarrjen në “Final 4”, duke mbyllur garën për të siguruar një vend në mini-turneun që vendos titullin.

Elbasani kryesues dhe Vllaznia ndjekëse vazhduan avazin duke mos marrë pikë, ndërsa Egnatia shkurtoi paksa diferencën me fitoren e siguruar ndaj Partizanit, duke pasur tashmë më shumë shanse për të synuar kreun pas përgjysmimit të pikëve. Barazimi i Dinamos, bëri që kjo e fundit të mos përfitonte maksimalisht nga ndalesa e kryesuesve, duke lënë diferencën në 7 pikë në eventualitetin e përgjysmimit të tyre .

“Panorama Sport” ju sjell renditjen provizore, ku përsëri për ekipin e katërt, ekzistojnë vetëm shanse teorike për të fituar trofeun, pasi e ka thuajse të pamundur të shpallet kampion.

 

RENDITJA E FINAL FOUR ME SITUATËN AKTUALE
Elbasani 31 pikë, Vllaznia 30 pikë, Egnatia 28 pikë, Dinamo 24 pikë.

KALENDARI ME SITUATËN AKTUALE

Java 1
Elbasani-Dinamo (E shtunë, 16 maj ora 19:00 në “Air Albania”)
Vllaznia-Egnatia (E diel, 17 maj ora 19:00 në “Air Albania”)

Java 2
Elbasani-Egnatia (E shtunë, 23 maj ora 19:00 në “Air Albania”)
Vllaznia-Dinamo (E diel, 24 maj ora 19:00 në “Air Albania”)

Java 3
Egnatia-Dinamo (E premte, 29 maj ora 19:00 në “Air Albania”)
Elbasani-Vllaznia (E diel, 31 maj ora 19:00 në “Air Albania”)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb