Ish-deputeti i PD, Myslim Murrizi, ka deklaruar në emisionin “Kjo Javë” se sa kohë është Berisha në garë, ai vetë por dhe të tjerë që e synojnë postin e kryetarit të PD, nuk ka për të marrë pjesë në zgjedhje.
Sipas Murrizit, arsyeja është e thjeshtë pasi nuk bëhet lokomotiva, vagoni i fundit i vagonit të fundit.
“Ditën që nuk do të kandidojë Berisha, po them, do të kesh mbi 20 kandidatë të tjerë.
Pra, ditën që nuk do të jetë Berisha në garë për kryetar, aty do të ketë një garë që ndoshta askush s’i merr 50% plus një të anëtarësisë herën e parë, por që më mirë do të shkohet drejt balotazhit. Në pjesën tjetër do të ketë një shkundje tjetër, një qasje tjetër të atyre që do të jenë në garë për Partinë Demokratike”, tha Murrizi.
Myslim Murrizi: Ditën që nuk do të kandidojë Berisha, po them, do të kesh mbi 20 kandidatë të tjerë. Le të kandidojë Berisha, kush të ketë qejf; djalin, vajzën, nipin, mbesën, çunajin e hallës, tezës, dajës… ne po flasim për Berishën.
Nuk shkon ajo, nuk ndodh edhe nuk… këtu do të jemi nëse do të ndodhë ky fenomen, që unë nuk e besoj kurrë të ndodhë. Se s’e ka penguar kush as kalamajtë e Berishës, as kalamajtë e këtyre të tjerëve, edhe këta të tjerët nuk kanë shprehur as ambicie me thënë të drejtën. Nuk kanë shprehur as… kjo është e hedhur nga media për të thënë të vërtetën, për të bërë lajm.
Pra, ditën që nuk do të jetë Berisha në garë për kryetar, aty do të ketë një garë që ndoshta askush s’i merr 50% plus një të anëtarësisë herën e parë, por që më mirë do të shkohet drejt balotazhit. Në pjesën tjetër do të ketë një shkundje tjetër, një qasje tjetër të atyre që do të jenë në garë për Partinë Demokratike.
Sa kohë që është Berisha në garë, unë atë që thashë: për atë kandidat që mund të jetë shumë i nderuar në zanatin e vet ashtu, por që nuk do të shkoja në votim siç kam deklaruar, që ndoshta do të ishte hera e parë për mua… se ka shumë për të diskutuar në Këshill Kombëtar kur PD-ja fali pesë kandidatë të bashkive, por Gjykata Kushtetuese bllokoi kandidimin e Tiranës.
Pra, unë nuk mundet të shkoj… nuk bëhet lokomotiva vagoni i fundit i vagonit të fundit. Është opozita reale dhe nuk mund t’ia falë kandidatin, aq më shumë të bashkisë së kryeqytetit, CV-ve të OJF-ve, ku di unë, Lekë Beqeve e me radhë nga këto.
