Raphinha nuk e ka ndërmend të largohet nga Barcelona. Sulmuesi i Barcelonës është shprehur se lajmet e fundit që qarkullojnë janë vetëm thashetheme.
“Ka shumë spekulime që nuk janë të vërteta. Disa njerëz nuk duket se duan të më shohin këtu. Sidomos disa media, ku ka individë që publikojnë vetëm gënjeshtra. Ky person vetëm gënjen. Sa herë që publikon diçka, duhet injoruar. Shumica e asaj që thotë është e pavërtetë dhe pa rëndësi”- Tha ai.
