Pas zhvillimit të një fushe kualifikuese mjaft pozitive të Botërorit, me Kosovën që u ndal vetëm në finalen e Play Off, vëmendja e dardanëve është tek e ardhmja.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi tha në një intervistë për mediat në Kosovë se Andorra është një kundërshtar i mundshëm në miqësore.

“Nuk e kemi plotësisht të konfirmuar, por jemi në kontakt me zyrtarë të Federatës së Futbollit të Andorrës. Besoj që edhe mund të jetë njëra prej kundërshtareve në ndeshjet miqësore. Nuk ka nevojë të ndryshohet data nëse luajmë më 7 qershor, sepse i kemi të ndara datat e FIFA-s dhe nuk ka nevojë sepse përfundojnë zgjedhjet kur të fillojë ndeshja”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: